Pak orë pasi u largua nga detyra e trajnerit të Veronës, Igor Tudor është gati të rikthehet sërish në pankinë.
Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, tekniku kroat kërkohet nga dy skuadra, Gallatasaraj dhe Atalanta.
Në rast të një “divorci” me Xhanpiero Gasperinin, në “pole position” është ish-futbollisti i Juventusit, i cili vjen pas një aventure fantastike me Veronën këtë sezon në Serinë A.
44-vjeçari ndërpreu sot bashkëpunimin me klubin nga Veneto në mënyrë konsensuale.
– Arena e Lajmit
Loading…