Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ka quajtur Bordin e Transparencës një sekt gjobëvënës dhe i ka “sfiduar” që mbledhjet të zhvillohen në transmetim direkt në televizione.
Me anë të një postimi në Facebook, Vasili ka kërkuar transparencë në lidhje me çmimin e lerjes së naftës, formulës së llogaritjes që çon deri në çmimin përfundimtar të prezantuar nga Bordi dhe arsyet se përse karburanti në rajon shitet më lirë.
Postimi i plotë:
Bordi i Trasparences te transmetoje Live ne TV Mbledhjet, qe ben, nese ja mban….!!
Si nje sekt gjobvenes ky Bord i paligjshem pjelle e mbarsjes qeveri- oligarki, mbyllur dhe pa trasparence vendos çdo jave çmime shkaterruese, si gjoba te verteta mafiozesh.
Pse nuk i transmetojne live ne TV mbledhjet e Bordit.
Ti trasmetojne Live mbledhjet se edhe Bord trasparence edhe bunker informativ nuk rrine bashke.
Ti trasmetojne Live, qe te kuptojme se:
-Nderkohe qe ky Bord vendos çmime kaq te larta skandaloze ne treg ka pika karburanti me cmim me te ulet se ky i Bordit te hajduteve. Keto pikat e vogla qenkan me te fuqishme qe ju del hesapi dhe pikave te medha qe shesin 100 fish me shume nuk ju dilka
-Te dijme te gjithe se me cilin cmim eshte blere nafta te ciles Bordi i ve cmimin per qytetaret.
-Te dijme se kur eshte blere nafta dhe me cfare vlere ishte ne ate dite,.
-Te dijme se si eshte formula e perllogaritjes deri ne caktimin e cmimit qe paguan qytetari.
-Te dijme pse gjate luhatjes se cmimit te naftes edhe kur cmimi ulet nuk u blekerka fare nafte, por per çudi u bleka gjithmone me e shtrenjta dhe keta te Bordit gjithmone kane reference vetem cmimin me te larte.
-Te dijme pse Maqedonia,Mali i zi edhe Kosova kane çmime mjaft me te ulta se Shqiperia a mos jane ne planet tjeter dhe jo ne kufi me ne.
Boll i masakruat shqiptaret me Borde qe fuksionojne si sekte hajdutesh.
Ne se jua mban transmetoni Live mbledhjet e Bordit, qe ju ve cdo jave gjoben e radhes shqiptareve.
Apo s’jua mban se dalin lakrat ne shesh.
Arena e Lajmit