Një ngjarje është regjistruar këtë ditën e diel, në fshatin Vrap.
Blutë e Tiranës bënë me dije se një 17-vjeçar u gjet i mbytur nga xhaxhi i tij në rezervuarin e këtij fshati. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Gjithashtu nga të dhënat paraprake mësohet se i mituri ka shkuar për t’u larë, por nuk ka ditur mirë not dhe si pasojë është mbytur.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi: Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur i mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Arena e Lajmit