Pas Leard Sadriut, Bekim Rexhepit, Zhan Viktorit dhe Agnaldo Moraeshit, radha për të shpallur zyrtarisht “divorcin” me Skënderbeun është e mbrojtësit, Dajan Shehi.
25-vjeçari elbasanas ka njoftuar largimin nga klubi korçar me anë të një “Story” të profilit të tij në rrjetin social “Instagram” ku shkruan fjalë lamtumire për skuadrën që ra në Kategorinë e Parë:
“Bashkëpunimi im me klubin e Skënderbeut mbyllet sot. Falenderoj drejtuesit dhe stafin për besimin. Uroj që të riktheheni sa më shpejt në majën e futbollit shqiptar. Faleminderit Skënderbeu! Do më mungoni çuna”, ishin dy postimet e Dajan Shehit.
Më parë Shehi ka mbajtur veshur edhe fanellat e Teutës, Besës, Hajduk Split II, Kastriotit, Vllaznisë dhe Partizanit.
– Arena e Lajmit
Loading…