Verona dhe Igor Tudor kanë ndarë rrugët zyrtarisht.
Ish-futbollisti i Juventusit ka ndërprerë në mënyrë konsensuale kontratën në rolin e trajnerit të skuadrës së Veronës.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi i Serisë A ku sqaron se ky vendim ishte në mënyrë konsensuale nga të dyja palët.
Klubi nga Veneto e mbylli kampionatin në vendin e 9-të në elitën e futbollit italian duke pasur rezultate surprizuese dhe të kënaqshme ku ka vendosur jo pak në vështirësi ekipet e mëdha në Serinë A.
Nota del Club – Igor #Tudor#HVFChttps://t.co/zHkrnXTGoN
— Hellas Verona FC (@HellasVeronaFC) May 28, 2022
– Arena e Lajmit
Loading…