Çmime marramendëse për një biletë në finale, tifozët sakrifikojnë dhe “skuqin” stadiumin

Një ushtri e kuqe e tifozëve të Liverpulit zbarkoi në Paris ditën e premte, ndërsa 6 mijë forca policie franceze do të garantojnë sigurinë për finalen e sotme të Champions-it.

64564646

Një operacion i jashtëzakonshëm sigurie nisi të premten në kryeqytetin e Francës për të shmangur incidentet gjatë finales. “Ne presim të vijnë vetëm nga Liverpuli 60 mijë tifozë dhe 2/3-at do të jenë pa biletë për ndeshjen”, tha një zëdhënës i policisë lokale për “DailyMail”.

“Nga Madridi do të vijnë më pak, por ata do të këshillohen që ta ndjekin ndeshjen nga “fan-zona”-t dhe të respektojnë të tjerët që të shijojnë qytetin këtë fundjavë”, shtoi polici.

BILETAT

Me secilin nga klubet që ka vetëm 19.618 bileta në dispozicion, nga “Stade de France”, i cili do të mbajë deri në 70 mijë tifozë, shumë prej tyre nuk do të mund ta shijojnë finalen e heronjve të tyre direkt nga shkallët e stadiumit. Megjithatë, tregu i zi vazhdon të jetë aktiv, pavarësisht masave të UEFA-s dhe klubeve për të shmangur rishitjen e biletave. Deri ditën e djeshme një biletë në sajtet më të njohura të rishitjes së tyre “online” arrinte në çmimin e 10 mijë eurove. Një vend në tribunën VIP, e cila është kategoria kryesore, po reklamohet në “livefootballtickets. com” me çmim deri në 15 mijë euro, ndërsa bileta e kategorisë së parë në tribunën kryesore varion mbi 10 mijë euro.

Çmimet zyrtare të UEFA-s për biletat nisnin nga 70 euro dhe përfundonin me 690 euro. Por kërkesa e lartë dhe vendet e pakta bënë që tregu i zi të mbizotërojë edhe njëherë me çmime që është pak të quhen të kripura. Por sigurisht edhe me këto shifra që qarkullojnë, nuk do të mungojnë edhe ata që do të paguajnë vlera të çmendura për të mos humbur fituesin e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve mes Liverpulit dhe Realit të Madridit.

ANDROKLI DRALO-Arena e Lajmit


Loading…

Çmime marramendëse për një biletë në finale, tifozët sakrifikojnë dhe “skuqin” stadiumin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook