Reali i Madridit dhe Liverpuli përballen sonte në mbrëmje në Paris në një takim që jo vetëm do të përcaktojë skuadrën më të mirë në Europë, por mund të vendosë edhe fatin e fituesit të “Topit të Artë”.
Ndryshimi i rregullave të përcaktimit të fituesit të “Topit të Artë” që i jep peshë të madhe sezonit dhe jo vitit kalendarik e bën shumë të rëndësishëm titullin e Ligës së Kampioneve në Paris. Për momentin, favoriti i madh për të fituar këtë trofe është sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema.
Ka fituar titullin dhe Superkupën në Spanjë, është golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve dhe golashënuesi më i mirë në Spanjë. Por ai nuk është i vetmi, sepse nëse Liverpuli fiton Champions-in, Salah e Mane mund ta rrezikojnë. Emri i katërt në lojë është Vinicius.
Arena e Lajmit
Loading…