Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur pak momente para finales së Ligës së Kampioneve mes Liverpul dhe Real Madrid në Paris. Tifozët e skuadrës së Liverpul, kanë tentuar që të hyjnë në stadiumin “Stade De France” ku zhvillohet finalja. edhe pse nuk kanë pasur biletë.
Një grup prej më shumë se 100 tifozësh ka sulmuar një prej portave të stadiumit, duke u përballur edhe me policinë franceze e cila kishte krijuar kordonë sigurie.
Sipas RMC SPORT, kjo ka sjellë një skenë kaosi dhe është dashur përdorimi i forcës nga policia për të zmbrapsur anglezët të cilët dëshironin të kapërcenin dyert dhe të hynin në stadium për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës.
Le filtrage du Stade de France n’a pas fonctionné comme prévu avant d’atteindre le parvis @RMCsport pic.twitter.com/iyTqj05KAk
— Nicolas Pelletier (@npelletier18) May 28, 2022
Arena e Lajmit
Loading…