Finalja e Champions-it “përçan” bavarezët, Gorecka bën tifo për Alabën/ Myler parashikon Liverpulin si fitues pas penalltive

Lojtarët e Bajernit ndahen në dysh për sa i përket finales së Champions-it. Tomas Myler, i cili pak ditë më parë tha se finalen e sotme e fiton Liverpuli, shoku i tij i skuadrës te Bajerni dhe te kombëtarja gjermane mendon ndryshe. “Mendoj se ndeshja do të përfundojë në barazim dhe më pas do të fitojë Liverpuli me penallti”, tha Tomas Myler. Ndërkohë që Leon Goreckai, i cili ndodhet gjithashtu në grumbullim me “Pancerat” foli për “Sport 1”.

VfB Stuttgart - Bavaria Munich

Mesfushori i Bajernit tha se për kë bënte tifo sot dhe për fitimin e Kupës së Botës. “Më dhemb shumë që do të shoh ndeshjen nga televizori. Është pikërisht ndeshja ku të gjithë donim të ishim. Duhet të themi se ishim shumë larg nga kjo, sinqerisht. Dy vjet më parë na lejuan të magjepsim Europën, atje ku duam të shkojmë sërish.

Më dhemb të shikoj ndeshjen, por ka kaluar kaq shumë kohë që nuk jemi përjashtuar, saqë si një tifoz neutral i futbollit jam i lumtur që e shikoj këtë lojë. Unë nuk jam plotësisht neutral për shkak të David Alabas, kështu që duhet të mbaj gishtat të kryqëzuar për Real Madridin. I uroj atij titullin e ardhshëm të Champions-it”, tha Gorecka i cili kërkon që ish-shoku i tij, David Alaba, të jetë fituesi i trofeut më të rëndësishëm për klube.

KUPA E BOTËS PËR GJERMANINË:

“Së pari do të luajmë ndeshjet tona në Ligën e Kombeve dhe do të shohim se do të lëmë një përshtypje të mirë. Tashmë kam marrë pjesë në turne ku konsideroheshim si një nga favoritët dhe dështuam para kohe. Pastaj kishte turne ku askush nuk na priste dhe ne fituam.

Ne jemi një komb absolut futbollistik me suksese të mëdha në të kaluarën dhe kemi pritshmëritë tona në gara të tilla. Kombëtarja është një ndjesi e bukur ku të gjithë lojtarët luajnë të bashkuar, ka dhe doza nacionaliteti, ndryshe nga eksperienca në klube”.

Arena e Lajmit


Loading…

Finalja e Champions-it “përçan” bavarezët, Gorecka bën tifo për Alabën/ Myler parashikon Liverpulin si fitues pas penalltive

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook