Braziliani Marselo është lojtari më i dekoruar në historinë e Real Madridit, ai ngriti sot trofeun e Champions Ligës. Edhe pse minutat ishin me pikatore këtë sezon, në shenjë respekti për të gjithë karrierën e tij në klubin madrilen trofeu iu la brazilianit. Ai ua solli atë shokëve të skuadrës përpara se ta puthte dhe ta ngrinte lartë në qiellin e Parisit.
Finalja e Ligës së Kampioneve pritet të jetë edhe shfaqja e fundit e Marselos si lojtar i Realit të Madridit, pasi kontrata e tij përfundon këtë sezon dhe braziliani do të largohet pasi klubi nuk ka shfaqur interes për të rinovuar.
Arena e Lajmit
Loading…