FOTO/ Mjeke, gazetare dhe modele. Njihuni me muzat e finales së Ligës së Kampioneve

Sot në mbrëmje do të marrë jetë finalja e kompeticionit më të madh europian për klube, me Liverpulin dhe Real Madridin që do të luftojnë për të siguruar trofeun e Champions League, por nuk do të jetë një betejë vetëm mes lojtarëve ajo e Parisit. Në një nga kryeqytetet e modës europiane, ato që do të marrin vëmendjen do të jenë edhe “wags”-at, gjysmat e futbollistëve, të cilat nga shkallët e stadiumit do të provojnë të motivojnë dhe frymëzojnë sa më shumë njerëzit e tyre të zemrës. Ndërkohë që shumë dihet për yjet e futbollit, le të njohim më mirë muzat e të dyja kampeve.

pjimage (42)

NATALIA BEKER

65757

Bashkëshortja e numrit 1 të Liverpulit, portierit Alison Beker, nuk është një prej “wags”- ave tipike. Mjekja 31-vjeçare është larg botës së “showbizz”-it, edhe pse ka lidhur kurorë me portierin që në 2015-ën dhe kanë edhe tre fëmijë së bashku.

PERRI EDUËRDS

PERRY

Ylli i popit, është e vetmja në listë që mund të jetë më e famshme se bashkëshorti Aleks Oksleid Çembërlein. Anëtarja e grupit “Little Mix”, që ka shitur 65 milionë kopje albumesh në mbarë botën dhe Çambërlejn janë prindër të një djali të quajtur Aleks.

RUT KARDOSO

545455

26- vjeçarja portugeze e ka takuar Diogo Zhotën kur ishin vetëm 13 vjeç dhe historia e tyre vazhdon që prej gjimnazit. E përkushtuar totalisht ndaj sulmuesit dhe djalit të tyre 1- vjeçar.

SAFIE KHAN

SAFIE

Modelja 20-vjeçare është pjesë e pandashme e sfilatave të modës, ashtu si edhe e jetës së Kërtis Xhons, djaloshit të ri të Liverpulit, me të cilin është e lidhur prej 3 vitesh.

HULIA VIGAS

JULIA

Pronare e një hoteli në Kosta Brava, Tiago Alkantara e ka njohur bukuroshen spanjolle kur ai luante për Barcelonën në 2012-ën dhe me të ndan një familje që plotësohet nga dy fëmijët e tyre.

MISHEL GERZIG

MISHEL

 

Në krahun tjetër është një izraelite shtatlartë që i ka rrëmbyer zemrën prej 1 viti Tibo Kurtuasë. Modelja 25-vjeçare dhe portieri janë të pandarë edhe në postimet e tyre.

SANDRA GARAL

SANDRA

28- vjeçarja u takua me Marko Asension kur punonte si kamariere në një klub nate. Ishstudentja e arkitekturës, tani është modele dhe nuk ngurron të ndajë foto me 300.000 ndjekësit e saj.

KAROLIN LIMA

KAROLIN

“Influencer”-ja braziliane dhe Eder Miliato presin fëmijën e tyre të parë bashkë, një vit nga bërja publike e romancës së tyre.

MINA BONINO

675757

Gazetarja 28-vjeçare është gjysma tjetër e Federiko Valverdes. Argjentinasja dhe uruguaiani janë bërë prindër të një djali në 2020-ën, portretin e të cilit e ndajnë shpesh me fansat.

DEFNE KANIZARES

DEFNE

Organizatorja e eventeve që njëkohësisht bën edhe modelen, është pjesë e jetës së Dani Karvahalit prej 4 vitesh dhe në fund të 2020-ës djali Martin i është shtuar familjes së tyre.

Arena e Lajmit


Loading…

FOTO/ Mjeke, gazetare dhe modele. Njihuni me muzat e finales së Ligës së Kampioneve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook