“Grekëve u hapëm derën kur ikën nga lufta civile”, Nevila Nika: Çamët u përzunë dhunshëm, a e di ky Parlament që…?

Nevila Nika

Historiania Nevila Nika tha sot në “Javën çame” që ka nisur me një aktivitet në Parlament që megjithëse popullsia çame u përzu dhunshëm nga trojet e veta, e njëjta gjë nuk ndodhi me grekët gjatë luftës civile.

Ajo theksoi se “Kur shqiptarët nga Çamëria u përzunë dhunshëm, grekët kaluan kufirin dhe i mbajtëm me bukë. Banorët nuk i gjuajtën me gurë, nuk i morën me hunj dhe me thika, por i pranuan. Këtë nuk e di a ia ka thënë ndonjëherë diplomacia shqiptare palës greke. Ishte luftë civile në Greqi, por asgjë nuk e pengonte shtetin shqiptar të mbyllte kufirin”.

Sipas Nikës “Në këtë foltore flitet shumë, por nuk ka brumë. Na vjen keq kur në Botë përmendemi për gjëra të këqija. i kemi të gjitha mundësitë. Shqiptarët e çamërisë nuk kërkojnë të përmbysin qeveritë, por duan një të drejtë, të lëvizin lirshëm. Shpresa vdes e fundit. Përpjekjet duhet ti bëjmë të gjithë. Ky Parlament duhet ta dinte. i kanë kërkuar varret e tyre, i kanë marrë eshtrat. Shpesh herë jemi shumë zemërgjerë, por duhet të jemi edhe të fortë”.

“Grekëve u hapëm derën kur ikën nga lufta civile”, Nevila Nika: Çamët u përzunë dhunshëm, a e di ky Parlament që…?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook