Hap i rëndësishëm në karrierë, mesfushori i Kombëtares arrin akordin me skocezët e Aberdin

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani do të vijojë karrierën në elitën e futbollit skocez. Ish-futbollisti i Partizani ka arritur marrëveshjen me klubin e njohur të Aberdin, teksa pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare, me opsion zgjatjen edhe për një vit të tretë.

RAMADANI

Sipas “Supersport”, marrëveshja mes palëve është arritur dhe ditën e hënë pritet që Ramadani të kryejë edhe vizitat mjekësore në një klinikë në Tiranë, duke qenë se është i grumbulluar me Kombëtaren Shqiptare për ndeshjen e Nations League.

YLBER RAMADANI

Vlen të theksohet fakti se Ramadani, në sezonin që sapo u mbyll ishte pjesë e hungarezëve të MTK Budapest, që nuk mundën të mbijetonin, duke rënë nga kategoria.

Për sa i përket klubit të ri, Aberden është skuadër me histori 119-vjeçare, që periudhën më të ndritur e ka pasur në 1978-1986, nën drejtimin e të madhit Sir Alex Ferguson, ku ka fituar tre tituj kampionë, katër Kupa Skocie, Kupën e Kupave dhe Superkupën Europiane. Në të kaluarën pjesë e Aberdinit ka qenë edhe sulmuesi shqiptar Florian Kamberi.

Arena e Lajmit


Loading…

Hap i rëndësishëm në karrierë, mesfushori i Kombëtares arrin akordin me skocezët e Aberdin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook