Mbyti fqinjën dhe e hodhi në kanal, prokuroria dërgon në gjyq Fetah Marrën

Marra

Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë në Berat ka përfunduar hetimet për 58-vjeçarin Fetah Marra që vrau fqinjën sipas tij për shkak të një borxhi dhe më pas e hodhi në kanal.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kozare të qytetit të Kuçovës.

58-vjeçari e mbyti fqinjën, zhveshi dhe hodhi në një kanal në fshatin Kozare 63-vjeçaren Fatime Suli.

Kujtojmë se autori i vrasjes së Fatime Sulit deklaroi në polici se viktima i kishte atij 60 mijë lekë (të vjetra) borxh, si rezultat i mbarështimit të bagëtive.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 20 Janarit në lagjen “Havaleas” në fshatin Kozare. 63-vjeçarja Fatime Suli u gjet e vdekur në një kanal, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe e rrozga. Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur kishin njoftuar për ndihmë policinë. Vetëm pas rreth 1-orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj. Viktima Fatime Suli u transportua drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, rezultoi se shkaku i vdekjes së 63-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar. Konfirmimi i vrasjes së gruas vuri në lëvizje policinë e Beratit, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje si dhe vëzhgimit të disa kamerave në bizneset përreth, u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes, 58-vjeçarit Fetah Marra, që rezulton të jetë komshiu dhe krushku i viktimës. Autori i vrasjes e pranoi krimin e rëndë por nuk ka dhënë detaje në lidhje me faktin pse gruaja ishte gjysmë e zhveshur në kanal.

Mbyti fqinjën dhe e hodhi në kanal, prokuroria dërgon në gjyq Fetah Marrën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook