“Nuk kam asnjë koment”/ Pas lirimit nga burgu, shfaqet për herë të parë në publik ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha (VIDEO)

Enkelejda Hoxha

Pasi Gjykata e Posaçme e Apelit liroi nga qelia ish-gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, kjo e fundit është paraqitur sot në GJKKO.

Ditën e sotme u zhvillua seanca e radhës për ish-gjyqtaren, e cila akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi liroi ‘të fortët’ si Genc Tafili apo Rexhep Rraja.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb një video ku shfaqet për herë të parë në publik pas daljes nga burgu të Enkelejda Hoxhës, ndërkohë që kjo e fundit nuk pranoj të japë komente për mediat.

“Nuk kam asnjë koment, ju lutem!”, dëgjohet teksa thotë ish-gjyqtarja.

Ajo u paraqit në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku vijon procesi ndaj saj dhe të pendehurve të tjerë përfshi edhe avokatin Aldo Tabaku, por seanca u shty, sikurse edhe shumë seanca të tjera nga bojkoti i avokatëve.

Enkelejda Hoxha është dënuar me 3 vite burg për korrupsion.

“Nuk kam asnjë koment”/ Pas lirimit nga burgu, shfaqet për herë të parë në publik ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook