Mario Baloteli pushtoi mediat italiane pas 5 golave të shënuar në javën e fundit të Super Ligës turke në fitoren 7-0 të skuadrës së tij Adana Demirspor kundër Goztepe.
Goli i fundit i sulmuesit ishte ai që krijoj më së shumti reagime te fansat pasi 31-vjeccari shënoi me finte pas një sërë fintesh në zonë.
Ky gol duket se i ka lënë shumë mbresa dhe ish-sulmuesit italian Antonio Kasano, i cili në një transmetim live në kanalin zyrtar të Bobo Vierit i ka thurur elozhe Balotelit.
“I patë golat e Balotelit? Shënoi 5, ku i fundit ishte me finte.
E telefonova dhe it hash se ishte i çmendur.
Për mua ai është ende lojtari më i mirë italian. Këtë sezon ai është treguar serioz dhe nuk ka humbur asnjë stërvitje me skuadrën, mendoj se Mançini duhet t’i jap një shans tjetër për në kombëtare, në fund të fundit ai e njeh më mirë se kushdo.”, u shpreh Kasano.
LEXO EDHE:
VIDEO/ “Çmendet” Baloteli, sulmuesi italian shënon 5 gola në ndeshjen e fundit të kampionatit
Arena e Lajmit
Loading…