Gjashtë Champions gjatë epokës së tij, Florentino Perez nuk kursehet: Mbape sot është harruar

Për fitoren e Realit të Madridit përballë Liverpulit në finalen e Champions-it, ka folur dhe presidenti i “Los Blancos”-ave, Florentino Perez, i cili nuk i ka kursyer elozhet për lojtarët e tij, por edhe me një kunj për Mbapenë, i cili zgjodhi të qëndronte te PSG-ja dhe jo të transferohej te Reali i Madridit.

perez

“Jam i qetë dhe i lumtur. Të gjithë punuam fort gjatë gjithë sezonit, për të arritur një situatë si kjo që ndodhemi tani. Reali i Madridit gjithmonë do të punojë fort për të pasur lojtarët më të mirë, por sot Mbape është harruar. Asgjë s’ka ndodhur, Reali i Madridit ka pasur një sezon perfekt dhe ai problem tashmë është harruar, tani ka vetëm festë të Realit”, ishin  fjalët e presidentit 75-vjeçar.

Ky është trofeu i gjashtë për Realin e Madridi gjatë epokës së Florentino Perezit si president.

Arena e Lajmit


Loading…

Gjashtë Champions gjatë epokës së tij, Florentino Perez nuk kursehet: Mbape sot është harruar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook