Lady Gaga konfirmon rolin në filmin “Joker” krah Joaquin Phoenix

Lady Gaga ka njoftuar se do të luajë së bashku me Joaquin Phoenix në seritë vijuese të filmit “Joker”.

Todd Phillips, drejtor dhe bashkëskenarist i filmit të vitit 2019, lajmëroi për herë të parë në qershor se do të ketë një film të dytë, “Joker: Folie à Deux”.

Gaga zbuloi në postimin e saj se filmi i ri është planifikuar të ketë premierën më 4 tetor 2024.

Nuk u dhanë detaje për rolin e saj. Por Variety raportoi në fillim të kësaj vere se Gaga kishte qenë në bisedime për të luajtur Harley Quinn në një muzikal. Aktorja Margot Robbie ka luajtur më parë rolin në tre filma të DC – “Suicide Squad” të vitit 2016, “Birds of Prey” të vitit 2020 dhe “The Suicide Squad” të vitit 2021

Lady Gaga konfirmon rolin në filmin “Joker” krah Joaquin Phoenix

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook