Zgjedhja e Ivan Perisiç për të lënë Italinë dhe për t’u transferuar në Premier Ligë te Totenhemi i Antonio Kontes duket se ka vendosur në vështirësi Interin dhe Juventusin, të cilat e kishin menduar kroatin si një lojtar të mundshëm për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Në këto kushte skuadrat janë hedhur në sulm për të gjetur një alternativ për krahun e majtë të mesfushës, ku objektivi i tyre i përbashkët duket të jetë mesfushori i Frankfuritit, Filip Kostiç.
Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, 29-vjeçari duket të jetë objektivi i merkatos për të dyja skuadrat që e vlerësojnë mesfushorin serb si një lojtar me kualitetin e duhur për të mbuluar krahun e majtë të mesfushës së skuadrave.
Situata për Juventusin duket më e thjeshtë pasi skuadra e Alegrit mund t’i jepte menjëherë vendin e titullarit në skuadër në varësi dhe të skemës që “Zonja” do të përdori për sezonin e ardhshëm nisur dhe nga koha që do t’i duhet Federiko Kiezës për t’u rikthyer nga dëmtimi.
Tek zikaltërit edhe pse një vend është hapur nga largimi në dukje i sigurt i Perisiç, Kostiç do t’i duhet ta fitonte vendin e titullarit në garën me Gosens, me Interin që gjithashtu ka dhe një alternativë tjetër siç është mbrojtësi Di Marko.
Arena e Lajmit
Loading…