PS hodhi poshtë kërkesën për Komision Hetimor për investimet strategjike, reagon Alibeaj: Skemë korruptive

8885584

Partia Socialiste ka hedhur poshtë kërkesën e grupit parlamentar të PD, për Komision Hetimor për Investimet Strategjike, reagon Enkelejd Alibeaj.

“Skemë korruptive, u shkel Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore. Kërkuam që të hetoheshin të gjitha pikat e miratuara nga Komisioni për Investimet Strategjike. U shkel kushtetuta për rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor. Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për komisionin”, u shpreh ai.

Kujtojmë se grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike në vend.

Por nisma mbeti në mes për shkak se për të ngritur një komision hetimor duhen 35 firma dhe grupi i PD-së, megjithëse e kishte protokolluar kërkesën me numrin e duhur të firmave, Agron Duka u tërhoq, duke e lënë dokumentin me 34 firma. Por më pas u shtuan edhe firmat e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës.

PS hodhi poshtë kërkesën për Komision Hetimor për investimet strategjike, reagon Alibeaj: Skemë korruptive

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook