Video/ “Ka qarkulluar në media se Bardhi është thirrur në Prokurori për vrasjen e Xhuvanit”, Berisha: Kjo provon “SKAPIN” e partisë

555554

Gjatë një konferencë për gazetarët, kreu i PD Sali Berisha është pyetur lidhur me qarkullimin në media të një lajmi, se Gazmend Bardhi është thirrur në Prokurori, në kuadër të hetimeve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Berisha tha se ai e ka deklaruar edhe më parë në Kuvend, se përgjegjës politik për këtë vrasje është Taulant Balla dhe Gazmend Bardhi, dhe se duhej të thirreshin të dy. Sipas tij kjo dëshmon “kapjen e SPAK-ut nga “partia”.

“Komenti i vetëm është se autor kryesor politik është Balla dhe kjo është evidente. Jam shprehur në parlament që të dy ata janë përgjegjës politik për ngjarjen, por të thërrasësh Bardhin pa Ballën, vetëm provon SKAP-in e partisë. Balla nxori njerëzit me karta dhe me lista votimi duke shpërndarë para… nuk jam për hetime të njëanshme, por hetime të vërteta dhe s’mund të pranoj hetimin e njëanshëm në asnjë radhë”, tha Berisha.

Video/ “Ka qarkulluar në media se Bardhi është thirrur në Prokurori për vrasjen e Xhuvanit”, Berisha: Kjo provon “SKAPIN” e partisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook