Është mbyllur me batuta konferenca për shtyp e dy kryeministrave shqiptarë, Edi Rama dhe Albin Kurti.
Gazetarët kanë pyetur kryeministrin kosovar për Samitin e Ohrit, por ai ju është përgjigjur se nuk ka qenë atje për vëzhgim. I menjëhershëm ka qenë reagimi ironik i Ramës, i cili i tha se Kurti vëzhgon nga Prishtina edhe Kinën, jo më Ohrin.
Kurti: Po të isha në Ohër për vëzhgim, do kishte kuptim të përgjigjesha, ndërsa nga këtu mundem vetëm t’iu përshëndes me shprehjen “Porti i ri i Durrësit, Porti i Thatë i Prishtinës, hekurudha në mes”.
Ram: Edhe po qe për vëzhgues, ky vëzhgon nga Prishtina edhe Kinën, jo më Ohrin, dakord!
Arena e Lajmit