Video/ Mbledhja e dy qeverive në Prishtinë, flet Kurti: Ta kthejmë optimizmin në entuziazëm! Marrëveshjet që do të firmosen, lehtësojnë jetën e qytetarëve

5454545445

Ka nisur mbledhja e dy qeverive në Prishtinë, asaj shqiptare e kosovare, ku priten të nënshkruhen disa marrëveshje.

Mbledhjen e hapi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili u shpreh se 6 muaj pas mbledhjes së parë, marrëveshjet e firmosur në takimin e parë, janë vënë të gjitha në zbatim, përveç njërës që pritet të zbatohet së shpejti.

“Gjithnjë jemi një, tani duke kaluar nga një mbledhje në tjetër, duket ta kthejmë optimizmin në entuziazëm. Ko mbledhje vjen 6 muaj pas mbledhjes së kaluar, ku u nënshkruan 13 marrëveshje. Jam i kënaqur të njoftoj se janë zbatuar të gjitha marrëveshjet, veç njërës që pritet të hyjë në zbatim shumë shpejt.

Marrëveshjet që do nënshkruhen sot kanë për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve.

Është veti e këtyre mbledhjeve të flitet me gjuhën e rezultateve, pritshmëritë tona janë reale. Na mbete dhe përcaktimi i shpejtësive i realizimit, dhe besojmë se pas 6 muajve do kemi rezultatet e ardhshme.

S’ka dyshim se kjo mundësi historike që na është dhënë, do jetë dhe gjykim i historisë për ne, shpresojmë për mirë”, u shpreh Kurti.

Kujtomë se në këtë  mbledhje, qeveritë pritet të firmosin disa marrëveshje në turizëm, arsim, bujqësi, infrastrukturë dhe siguri.

Video/ Mbledhja e dy qeverive në Prishtinë, flet Kurti: Ta kthejmë optimizmin në entuziazëm! Marrëveshjet që do të firmosen, lehtësojnë jetën e qytetarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook