VIDEO/ “U dogja se më plasi bombola, isha në koma”! Rrëfimi prekës i “milioneres” së inceneratorëve: Pastroj te pallatet e deputetëve për bukën e gojës…

Merita Hajdari

E moshuara Merita Hajdari, e cila rezultoi miliardere e inceneratorëve, por që në të vërtetë jetonte me mbledhjen e kanoçeve në kosha, bën një rrëfim prekës për gazetarin e “News24” dhe “BalkanWeb” Igli Çelmeta.

Ajo rrëfen se është e varfër, invalide dhe e sëmurë, ndërsa pastron shtëpi dhe pallatet e deputetëve për të nxjerrë bukën e gojës.

“Unë nuk kam biznese, jam fukareshë, jam invalidë, e sëmurë me azmë. Unë jetoj e punoj në një shtëpi, shkoj te fruta-perime seleksionoj aty dhe më japin ndonjë ushqim. Paguaj banka, sepse më 2019 unë jam djegur. Më ka plasur bombola me gjithë djalin dhe shteti nuk na dha asnjë shpërblim, që u dogja, dhe shkova në spital në gjendje kome. Unë pastroj shkallë, për bukën e gojës, nuk kam të ardhura. Jam kreditore, më 15 kam për të paguar bankën dhe nuk kam me çfarë ta paguaj. Dua një drejtësi timen, kush m’i ka bërë këto gjëra, që unë jam biznesmene. Kam pas mbledhur edhe kanoçe, tani punoj në këto fruta-perime i seleksionoj, shkoj laj dhe pallatet te deputetët”, tha ajo.

Arena e Lajmit

VIDEO/ “U dogja se më plasi bombola, isha në koma”! Rrëfimi prekës i “milioneres” së inceneratorëve: Pastroj te pallatet e deputetëve për bukën e gojës…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook