Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e kaluar në Itali, ku humbi jetën në aksident 32-vjeçari shqiptar, Olti Hysenaj.
Pas ngjarjes së rëndë, miqtë e viktimës kanë shprehur dhimbje për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta, teksa kanë shp♪7rndarë mesazhe prekëse në rrjetet sociale.
Ata shprehen se nuk mund ta besojnë se miku i tyre është larguar përgjithmonë.
“U prehsh në paqe shoku im! Jeta është fatkeqësisht e padrejtë! Akoma nuk më besohet!”, shkruan një mik i tij në një postim në “Facebook”
“Zemra ime qan nga dhimbja, ishim fëmijë me zemër të pastër dhe me vullnetin për të ndryshuar botën për më mirë. Allahu të mëshiroftë!”
“U prehsh në paqe vëlla! Ngushëllime familjes! Nuk kam fjalë…”
“Do më mungosh shumë shoku im!”
Ndërkohë, i riu që humbi jetën mbante në “Facebook” shprehjen “Pyeteni veten nëse ajo çfarë po bëni sot ju afron me vendin ku doni të jeni nesër…”.
Arena e Lajmit