Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Milot- Rrëshen, në dalje të Rubikut.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se një automjet tip “Wolsvagen” ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar poshtë rrugë.
Burime bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy të rinj nga Tropoja.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punohet për rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.