“Është një botë e veçantë nga të tjerat!” Mahmood me fjalët më të bukura për Prishtinën

Mahmood ka thjesht shumë dashuri dhe përshtypjet më të mira për Prishtinën dhe Kosovën. Ai performoi në natën e dytë të “Sunny Hill Festival” nuk falur një atmosferë të jashtëzakonshme.

Në një intervistë për “Klan Kosovën” superylli italian ka thënë se Prishtina për të është një botë e veçantë prej të tjerave.

Unë jam në turne prej muajit shkurt dhe kemi bërë shumë ushtrime për Sunny Hill. Prishtina për mua është një botë e veçantë prej të tjerave, nuk e di pse. Në fakt është një serial që ma kujton Prishtinën edhe pse është komplet ndryshe, por nuk mund ta them”, tha ai.

Ai u shpreh se shpreson që ta bëjë edhe një tjetër koncert në Kosovë.

“E dua Prishtinën sepse njerëzit këtu janë gjithmonë në lëvizje, shumë trafik, shumë rini dhe kështu që më pëlqen atmosfera. Shpresoj që do të vi sërish në Prishtinë, shpresoj bëjë edhe një tjetër concert këtu, njerëzit ishin të “çmendur”, më pëlqeu shumë”, u shpreh ai.

Mahmood është një kantautor italian. Ai u bë i njohur pasi konkurroi në sezonin e gjashtë të versionit italian të ‘X Factor’. Ai ka fituar dy herë Festivalin Muzikor të Sanremos, në vitin 2019 me këngën “Soldi” dhe në vitin 2022 përkrah Blanco me këngën “Brividi”. ‘Soldi’ u rendit e dyta në ‘Eurovision’.

“Është një botë e veçantë nga të tjerat!” Mahmood me fjalët më të bukura për Prishtinën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook