“Mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim”- Einxhel Shkira e mohoi, por moderatorja në javën e 16-të të shtatzënisë

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të pëlqyer në showbiz. Që prej nisjes së romancës brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe deri më tani, dyshja i kanë treguar publikut dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin.

einxhel shkira1

E teksa tashmë çifti po përjetojnë prej muajsh lidhjen e tyre të dashurisë, shumë thashetheme qarkulluan kohëve të fundit se moderatorja ishte në pritje të ëmbël dhe ky lajm tashmë ka rezultuar i vërtetë.

einxhel shkira5

Sipas burimeve për “Prive.al”, Einxhel dhe partneri i saj do të bëhen prindër së shpejti për herë të parë, kjo pasi ish-banorja është në javën e 16-të të shtatzënisë.

einxhel shkira4

Dhe pse lajmet qarkullonin poshtë e lartë se çifti ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, Einxhel i ka hedhur gjithmonë poshtë këto aludime. Megjithëse duhet të themi se fotot e fundit të publikuara nga moderatorja në profilin e saj në “Instagram” kanë ngjallur dyshime pasi Shkira shihet më pak provokuese me fotot e saj duke mbuluar pjesët e trupit, veçanërisht barkun.

einxhel shkira3

Teksa ky lajm nisi të qarkullojë në media, dyshja ishin duke pushuar në Ulqin të Malit të Zi. Pasi u arratisën për 1 javë në Turqi, ata gjetën kohë të shkëputeshin edhe disa ditë në Ulqin.

einxhel shkira6

Por teksa të gjithë sytë ishin te ky çift, Einxhel, jo vetëm që nuk konfirmoi asgjë, por zgjodhi të ironizojë mediat që publikuan lajmin. Ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet të gjithëve përmes disa postimeve në “Instastory”.

einxhel shkira2

Ish-banorja e BBV publikoi disa fragmente të shkëputura nga filmi “14 vjeç dhëndër”, ku familjarët zbuluan se Marigoja nuk ishte në pritje të një fëmije me Gjinon, ashtu siç pretendonte, por pas kësaj problemi ishte se “bota” nuk do ta besonte se gjithçka ishte një gënjeshtër e nuses së shtëpisë.

einxhel shkira1

Fragmentet e shkurtra ajo i ka shoqëruar edhe me shkrime që lidhen me lajmet dhe komentet që qarkulluan.

einxhel shkira9

Në një story të fundit Einxhel, e cila duket se është duke u argëtuar me situatën e krijuar shkruan: “Përpiquni të mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim”.

einxhel shkira8einxhel shkiraeinxheleinxhel shkira7einxhelEinxhel-Shkira-Dagz-Fejese-Panorama-Plus-1einxhel-dagz-1

“Mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim”- Einxhel Shkira e mohoi, por moderatorja në javën e 16-të të shtatzënisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook