“Përralla e trafikut të organeve, grackë e Rusisë”/ Rama i prerë: S’dua ta përmend emrin e Dick Martyn. Shtëpia e Bardhë të reflektojë! Arrestimi i Thaçit dhe Veselit…

Edi Rama 2

Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të librit “Përplasja e Madhe”, shkruar nga Enver Hoxhaj.

Gjatë fjalës së tij Rama është ndalur tek lufta në Kosovë.

Po ashtu Rama u shpreh kritik për Gjykatën e Hagës, ndërsa u shpreh se është një rast i pandodhur ndonjëherë ku presidenti i një vendi të arrestohet në detyrë pa akuzë.

“Qëllon që edhe unë besoj për një qëllim shumë më të madh që sot shfaqet me sulmin ndaj Ukrainës si një kërshillëk i hapur ndaj rendit botëror,. Më shumë se sa njëherë Putin e ka përsëritur se ajo që ka bërë NATO në Kosovë është e pajustifikueshme dhe më shumë se sa njëherë ka lënë të kuptohet se atë që keni bërë ju ta kuptoni tani atë që po bëj unë. Tek fabrika e gënjeshtrave , gënjeshtra me e madhe është gënjeshtra me UÇK dhe ka filluar shumë kohë më parë dhe ka pasur qëllimin për diskretitimin e UÇK që ta çojë deri në pikën e ngritjes së një Gjykate Specialeje me duart e vet të Kosovës me imponimin e aleatëve perëndimore dhe me një rezultat të pandodhur ndonjëherë, arrestimin e një presidenti në detyrë , pa akuzë…Imagjinoni sikur cilido nga vendet që e kanë mbështetur t’i kapej presidenti i tyre dhe t’i mbyllej brenda. Dhe surpriza më e madhe që duhet t’i bëjë të reflektojnë miqtë tanë amerikanë, është Shtëpia e Verdhë dhe Tribunali, doli shtëpia e verdhë dhe u mbush bota me veshka dhe mëlçi që Hashim Thaçi dhe Kadri Vesli jua hiqnin kundërshtarëve dhe i shisnin në treg.. Një tmerr për të diskredituar një luftë shqiptare. për sa më takon do bëjmë çmos ta vendosim përballë të gjithëve që nga Joe Biden, Boris Johnson, dhe Olaf Scholz .Si shpjegohet që një tribunal i ngritur si rezultat fundor i një raporti që mori bekimin e Këshillit të Europës me gjithë akuzat që kishin në qendër Shtëpinë  e Verdhë ka nxjerrë një aktakuzë ku s’ka asgjë? Dhe çfarë lidhje ka midis Dick Marty, jo si person, por asaj që ai përfaqëson si prodhim dhe me faktin që edhe sot kur Shqipëria ngre çështjen e llogaridhënies, Rusia kundërvihet me trafikun e organeve. Si shpjegohet që përralla e trafikut të organeve përdoret nga Rusët edhe në raste të tjera. Ka dalë edhe në luftën me Ukrainën çështja e trafikut të organeve…Un s’jam pas teorive të konspiracioni dhe nuk kam qëllim të kthej një teori konspirative në një demarsh shtetëror, por këto janë gjëra të rënda, por mendoj që ne si shqiptarë për ta merituar këtë duhet të mos e pranojmë më këtë farsë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, dhe UÇK,. Të bëjnë gjyq me fakte . Kemi punë me gjithë korpusin politik që i dha kësaj gjykatë .Shtëpia e Bardhë të reflektojë dhe presidenti i SHBA të njohë me çështjen dhe ta udhëheqë këtë çështje…”, tha ai.

 

“Përralla e trafikut të organeve, grackë e Rusisë”/ Rama i prerë: S’dua ta përmend emrin e Dick Martyn. Shtëpia e Bardhë të reflektojë! Arrestimi i Thaçit dhe Veselit…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook