Triumfi në finalen e Champions-it/ Sa para fitoi Reali i Madridit

Reali fitoi mbrëmjen e djeshme Champions-in e 14-të në histori, teksa mposhti në finalen e Parisit, Liverpulin e Jyrgen Klopit, falë goli të brazilianit Vinicius Zhunior.

Real-Madrid-600x360

Përveç trofeut, rekordit dhe vazhdimit të dominimit të plotë në këtë kompeticion, Real Madridi siguroi edhe fitime të mëdha në aspektin financiar.

Klubi spanjoll, me në krye presidentin Florentino Perez, në total ka fituar 119.81 milionë euro (bruto) në Champions. 36.4 milionë euro i takojnë klubit falë pozicionimit në vendin e parë në renditjen historike të UEFA-s.

15.64 milionë i takojnë për pjesëmarrje në fazën e grupeve, 15.07 milionë për fitoret, 9.6 milionë për kualifikim në raundin e 16-të, 10.6 milionë për arritje në çerekfinale, 12.5 milionë për arritje në gjysmëfinale, 15.5 milionë për arritje në finale dhe së fundi, 4.5 milionë euro për shpalljen kampion të Europës.

Arena e Lajmit


Loading…

Triumfi në finalen e Champions-it/ Sa para fitoi Reali i Madridit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook