Legjenda holandeze kundër VAR-it, Van Basten nuk përmbahet pas golit të anuluar të Benzemasë: Mjaft tani me këto budallallëqe

Finalja e Championsit mes Realit dhe Liverpulit ishte e mbushur me polemika brenda dhe jashtë fushës së lojës, ku një prej episodeve më të diskutuara ishte goli i anuluar i sulmuesit francez të Realit, Karim Benzema me pozicionin e tij i cili u cilësua si jashtë loje.

van basten

Rastin e ka komentuar dhe vetë legjenda holandeze, Marko Van Basten i cili nuk është përmbajtur në transmetimin live për “Zigo Sport”. Ish-fituesi i “Topit të Artë” ka sulmuar VAR-in duke i cilësuar situatat që shkakton si të pabesueshme dhe konfuzuese për publikun.

“Jam pjesë e futbollit prej disa vitesh këto vendime ku loja ndalohet dhe humbet kohë nuk më bëjnë të lumtur.

Çfarë do të thonë për Benzemanë? Që ishte jashtë loje për një gjysmë gishti?

Jam i lodhur me gjithë këto budallallëqe, këto diskutime vazhdojnë prej vitesh është e pabesueshme sa e komplikuar është.

Proçesi i marrjes së vendimit nga VAR-i është kaq i komplikuar sa as unë por edhe personat që na ndjekin nga shtëpia nuk e kuptojnë.”, u shpreh Van Basten.

Arena e Lajmit


Loading…

Legjenda holandeze kundër VAR-it, Van Basten nuk përmbahet pas golit të anuluar të Benzemasë: Mjaft tani me këto budallallëqe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook