Një nga mesfushorët më të mirë të Serisë A, Bajerni piketon goditjen e radhës te klubi italian

Bajerni po punon intensivisht për të forcuar mesfushën gjatë verës dhe tashmë ka siguruar nënshkrimin e Raian Gravenbershit. Sipas mediave italiane, Bajerni tani synon një tjetër mesfushor. Bëhet fjalë për nënshkrimin e Piotr Zielinskit.

zielinski

“La Repubblica” shkruan se gjermanët duan polakun e Napolit. Sipas gazetës, Zielinski mund të largohet nga italianët nëse marrin një ofertë prej gati 40 milionë eurosh. Megjithatë, është e diskutueshme nëse Bajerni ka nevojë për Zielinskin pasi mesfushori zakonisht luan në pozitën numër 10 ose 8.

Thonë se Julian Nagelsman është në kërkim të një “makine presingu”, një lojtar që fokusohet në fitimin e topit dhe është i fortë në ndërhyrje dhe Zielinski duket lojtari ideal për kampionët e Bundesligës.

Arena e Lajmit


Loading…

Një nga mesfushorët më të mirë të Serisë A, Bajerni piketon goditjen e radhës te klubi italian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook