Serbia konfirmoi sot se tre vendet, përfshi këtu edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të marrin pjesë nesër në samitin e BE-së.
“Pas konsultimeve të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e qeverive, liderët e tre vendeve vendosën të shkojnë së bashku në samit, duke rënë dakord për parimet që do të jenë shtylla kryesore e bisedimeve me zyrtarë të shumtë të BE-së”, raporton Kurir.
Shkrimi i Kurir:
Duke pasur parasysh se Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut përfaqësojnë vazhdimisht interesat e qytetarëve të tyre dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në të gjitha forumet relevante ndërkombëtare, vendimi për pjesëmarrje dhe qasje të përbashkët në samitin e Brukselit është një tjetër hap drejt progresit, por edhe një sinjal i qartë se pavarësisht pengesave të shumta, ne vazhdojmë të japim një kontribut konstruktiv në rrugën e integrimit evropian.
Jemi të vetëdijshëm se temat që do të diskutojmë në samit nuk do të jenë të lehta, por pjesëmarrja jonë do të tregojë dhe konfirmojë edhe një herë përkushtimin tonë në rrugën evropiane të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu u ra dakord që në takimet në Bruksel do të vazhdojmë të luftojmë për dialogun, si modelin kryesor dhe të vetëm korrekt për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura, me përpjekje për të forcuar besimin e ndërsjellë dhe për të intensifikuar komunikimin me zyrtarët e Unionit.
Arena e Lajmit