Procedohen penalisht 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen F. M., 58 vjeçe, pasi nuk i është përmbajtur kushteve të lejes, për strukturën e shërbimit në stacionin e plazhit.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen F. M., 49 vjeçe, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt me konstruksion druri, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.