Tirana mendon për merkaton, pazar në Shkodër. Kështu, pas Krymit e Gurishtës, dy janë lojtarët që janë vënë në shënjestër nga bardheblutë.
Bëhet fjalë për Viktor da Silvën e Vllaznisë dhe ish-lojtarin Fallou Dianje. Të parit i mbaron kontrata në 31 maj dhe pas finales së Kupës së Shqipërisë është i lirë.
Në këto kushte ai mund të diskutojë me Tiranën. I dyti është Dianje. Mbrojtësi është larguar nga shkodranët, por shihet një zëvendës i mirë i Hoxhallarit.
Problemi i vetëm me dyshen e mësipërme është se janë të huaj dhe mund të jenë problemi i bardhebluve me aktivizimin në fushë.
Nga ana tjetër, bardheblutë shohin me sy të mirë një rikthim të Muçit dhe Çelhakës për Europën që të ecin sa më lart në Champions apo në Konferencë Ligë.
OBJEKTIVI – Tirana kërkon lojtarë të rinj për Europën dhe sezonin e ri futbollistik. Sytë janë nga dy kampionate, ai kosovar dhe shqiptar.
Dihet që Tirana kërkon të afrojë futbollistë të cilët kanë dhënë shumë në fushën e lojës dhe që i njeh mirë. Dihet edhe që te bardheblutë nuk afrojnë më lojtarë me kaseta.
Gjatë gjithë kësaj kohe, Tirana ka parë elementët e mundshëm që mund të afrojë. Klubi është duke menduar të afrojë disa lojtarë këtë verë.
Kështu, po shihet mundësia që në skuadër të bashkohet një mesfushor, i cili mund të luajë topin, që me shumë mundësi do të vijë nga kampionati shqiptar, nga një prej skuadrave të Superiores.
Gjithashtu, mendohet për dy sulmues, njëri anësor dhe tjetri qendror.
Arena e Lajmit
Loading…