Një grua shpërndau një video në TikTok që tregon momentin e çuditshëm, ku një grup turistësh zihen kush vrapon i pari të zejë cadrat në një resort me pishinë.
Svetlana, e cila ka pothuajse 1000 ndjekës në faqen e shpërndarjes së videove, mblodhi mbi 2.4 milionë shikime në klipin viral. Ngjarja ka ndodhur në Palma de Mallorca.
Ata u nisën me shpejtësi drejt pishinës ku shumë hodhën çantat dhe peshqirët e tyre në shezllonin më të afërt ku mund të shkonin, raporton Sun.
Svetlana vuri në dukje se ishte ora 9 e mëngjesit në ishullin spanjoll, ndërsa vizitorët e pushimeve zinin vendet e tyre.
Mbi 28,000 shikues e pëlqyen videon me 9000 komentuan situatën.
Në komente, njerëzit talleshin me turistët që vraponin.
Një person shkroi: “Kjo më bën të mos dua të shkoj me pushime”, ndërsa një tjetër shtoi: “Ideja ime për ferrin”.
Por, të tjerët menduan se hoteli ishte fajtor.
Një komentues tha: “Unë mendoj se duhet të jetë përgjegjësi e hotelit që të ketë një shezlong për çdo klient që paguan”.
“Problemi nuk janë turistët, por vendi me shumë dhoma dhe vende jo të mjaftueshme në pishinë…”,-shtoi një tjetër.
Shumë argumentuan se pushuesit që vraponin ishin “gjermanë, britanikë apo rusë”.