“Na thoni ku do i gjeni paratë doktor?”, Sonila Meço kërkon alternativë nga Berisha në tryezën e shoqërisë civile

Bbef3e92 18db 49e0 8529 6a7bd1cfaba4

Në tryezën e shoqërisë civile ku mori pjesë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, është pjesëmarrëse edhe gazetarja Sonila Meço.

Teksa diskutohej për shpopullimin e Shqipërisë, krizën e çmimeve dhe varfërinë, Meço bëri një konstatim tepër të rëndësishëm duke kërkuar një përgjigje nga ish-kryeministri Berisha.

“Duhet t’i thoni shqiptarëve ku do t’i gjeni paratë për të kompensuar këtë rritje të çmimeve…Troç, duhen alternativa…”, u shpreh gazetarja e njohur.

“Momentet që flasim Anglia ka dalë në protestë, e paimagjinueshme, protestohet kundër menaxhimit të kostove të jetesës nga ana e qeverisë, në Bullgari po bie një qeveri për shkak të inflacionit. Nuk ka përgjigje tjetër përveç mobilizimit total të të gjithëve, por në këtë mobilizim që është në sipërfaqe doktor duhet alternativa. Troç, doktor duhet t’i thoni shqiptarëve ku do t’i gjeni paratë që do kompesoni këtë të rritje çmimesh, do të shkoni te biznesi i madh, do rrisni taksat, çfarë do bëni doktor? Troç duhet t’i jepni shqiptarëve alternativën. Mobilizim dhe alternativë dy rrugë ka”, shtoi Meço.

“Na thoni ku do i gjeni paratë doktor?”, Sonila Meço kërkon alternativë nga Berisha në tryezën e shoqërisë civile

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook