Para largimit nga Prishtina, Dua Lipa merr dhurtatën simbolike

Ardhja e saj në Kosovë, padyshim ishte një ngjarje e veçantë.

Bëhet fjalë për Dua Lipën, e cila pas përfundimit të “Sunny Hill Festival” po viziton vende të ndryshme në vendlindje.

Së fundmi, instrumentisti i mirënjohur shqiptar, Fatmir Makolli ka takuar yllin botëror dhe jo duar bosh. Ai i ka dhuruar autores së hitit “Levitating” një çifteli.

Dhuratë simbolike kjo që lidhet me muzikën e vjetër tradicionale. Makolli ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook disa foto ku duket gjatë takimit me Dua Lipën.

“Rastisi që në ditëlindjen time, të kem edhe një privilegj dhe kënaqësi që në lokalet e Hotelit Swiss Diamond, yllit botëror të muzikës, Dua Lipa, t’i dhuroj një çifteli”,-shkruan instrumentisti.

Ndërkohë, edhe Dua mund të shihet e lumtur që ka pranuar një dhuratë të tillë nga rapsodi i njohur shqiptar.

Më herët kujtojmë që Dua Lipa ka zhvilluar një takim zyrtar edhe me Kyeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidenten, Vjosa Osmani. Kjo e fundit e ka emëruar 26-vjeçaren ‘Ambasadore Nderi të Republikës së Kosovës’.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkroi se Duan e ka falënderuar për gjithçka që ka bërë dhe po bën që “zëri ynë të dëgjohet kudo në botë”.

Para largimit nga Prishtina, Dua Lipa merr dhurtatën simbolike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook