Milani pritet që shumë shpejt të finalizojë transferimin e pronësisë nga fondi “Elliot” tek ai “RedBird”, për një shifër rekord për futbollin italian prej 1,3 miliard eurosh. Por menjëherë kanë lindur dyshime të mëdha rreth këtij operacioni të rëndësishëm, me presidentin italo-amerikan të Fiorentinës, Roko Komiso, i cili ka tallur hapur Xherri Kardinale, pronarin e ardhshëm të kampionëve të Serisë A.
“Ai është një person shumë i aftë i cili ka punuar edhe në sektorin tim, kisha të bëja me të kur ndërtova një platformë kabllore. Por dua që të them diçka shumë të qartë: kur thuhet se po blen klubin kuqezi për 1,3 miliard euro… ato nuk janë paratë e tij. Bën si i bukur me paratë e të tjerëve”, tha Komiso në këtë prononcim të tij te “La Repubblica”, teksa mbronte investimin personal që kishte bërë te Fiorentina.
“Në Firence janë të gjitha para të miat, deri në qindarkën e fundit, të pasurisë time personale. Edhe paratë për të ndërtuar qendrën e re sportive”, theksoi Komiso.
Arena e Lajmit
Loading…