Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Vllaznisë mbyll këtë edicion futbollistik në vendin tonë. Një finale e ethshme, që ka ndarë edhe tifozët në vendin tonë. Por kush mendoni se do të triumfojë këtë finale?
Sipas lexuesve të “Panorama Sport” të cilët kanë marrë pjesë në sondazhin rreth kësaj ndeshje, do të jetë Vllaznia ajo që do të ngrejë lart trofeun. 56,06% e votuesve kanë përzgjedhur pikërisht shkodranët si fitues.
Ndërkohë, 39,98% e lexuesve kanë zgjedhur Laçin si ekipin fitues, ndërsa 3,96% kanë preferuar të mos shprehen rreth një emër të caktuar.
Të gjithë lexuesit e “Panorama Sport” tanimë mund të marrin pjesë në sondazhin e radhës duke votuar më poshtë apo në faqen zyrtare në internet rreth bilancit që mund të ketë përfaqësuesja shqiptare në ndeshjet e muajit qershor në Ligën e Kombeve.
Loading…