Berluskoni i kthehet rregullit të mjekrës dhe tatuazheve të lojtarëve: Do i heqin tani që ngjitemi në Serinë A

Silvio Berluskoni bëri shumë bujë kur mori drejtimin e Monzës katër vite më parë. Ish presidenti i Milanit deklaroi menjëherë se kërkonte lojtarë “të pastër”. Ai insistoi asokohe se kërkonte në ekip lojtarë të cilët nuk mbanin mjekër e tatuazhe.

berluskoni

Një deklaratë e cila në disa raste është harruar dhe vetë Berluskoni ka pranuar se për të bërë hapin para ekipit të tij i duheshin edhe lojtarë të tillë. Por duket se edhe këta lojtarë me mjekër do të detyrohen të ndryshojnë “look” pas ngjitjes në Serinë A.

“Është e vërtetë që mua nuk më pëlqejnë futbollistët me mjekër dhe me tatuazhe. Por e them, për ndonjë kemi bërë përjashtim, pasi na ka premtuar që do ndryshonte nëse ngjiteshim në Serinë A. Tani në Serinë A duhet të presë mjekrën”, tha sot Berluskoni, duke bërë të qartë se në elitën e futbollit italian priste që lojtarët e tij të respektonin maksimalisht rregullin e pashkruar që kishte vendosur në skuadër.

Arena e Lajmit

 


Loading…

Berluskoni i kthehet rregullit të mjekrës dhe tatuazheve të lojtarëve: Do i heqin tani që ngjitemi në Serinë A

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook