Krahasimi/ Me italianin Longo, Kukësi përmirësoi parametrat

Kukësi e mbylli sezonin 2020-2021 në vendin e gjashtë në kampionat duke mbetur edhe jashtë Kupave të Europës. Për të bërë ndryshimin e madh, drejtuesit verilindorë i besojnë ekipin trajnerit italian për sezonin 2021-2022, me shpresën që minimumi që nuk duhej diskutuar do të ishte sigurimi i pjesëmarrjes në Kupat e Europës.

DIEGO LONGO

Pjesa e parë e sezonit ishte mbresëlënëse dhe Kukësi shikohej edhe për titull, por dimri e ftohi shumë Kukësin dhe skuadra e Longos nisi rënien e lirë dhe e mbylli kampionatin në vend të katërt. Parametrat e skuadrës së Logos janë më të larta se një vit më parë, por Europa varet nga Laçi, që duhet të fitojë Kupën nesër. Një vit më parë Kukësi e mbylli kampionatin me 45 pikë, i gjashti dhe me golavarazh 47-48. Me Longon Kukësi grumbulloi 55 pikë, vend i katërt, dhe me golavarazh 50-44.

Arena e Lajmit


Loading…

Krahasimi/ Me italianin Longo, Kukësi përmirësoi parametrat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook