Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, ndërsa ka publikuar një foto bashkë me liderin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski.
Mes ironisë, kreu i qeverisë shqiptare Rama tha se janë mësuar me këtë sharadë dhe se; ‘jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymë të palëkundur evropiane’.
MESAZHI
Ende po prisni Godot? Jo, ne jemi mësuar me këtë sharadë dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymë të palëkundur evropiane.
Arena e Lajmit