Video/ “Mbi 50 telefonata dhe qindra zbardhje”, Berisha: Gentian Sharra bleu vota për PS-në dhe Taulant Begon

Berisha Gazetare

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se ekzistojnë dhjetra telefonata mes Taulant Begos dhe bandës së Elbasanit.

Duke folur jashtë Kuvendit, pasi në sallë nuk iu hap mikrofoni, Berisha tha se banda e Elbasanit ka blerë vota për PS-në.

“Dua të denoncoj lidhjet e mëdha të Taulant Begos me Gentian Sharrën, njërin prej anëtarëve më të rrezikshëm të bandës së elbsanit. Mes Taulant Begos dhe Sharrës ekzistojnë të paktën mbi 50 telefonata dhe qindra zbardhje të gjata në këto biseda.

Biseda që faktojnë Taulant Begon anëtar të bandës së Elbasanit.  Taulant Bego ka dhënë porosi nga më të paligjshmet në interes të Gentian Sharrës. Ai është njeriu që ka blerë vota për PS-në dhe Taulant Begon. Ju bëj thirrje të publikoni çdo regjistrim, çdo dukument që implikon apo njëson Edi Ramën me bandën e Elbasanit”, u shpreh Berisha.

I pyetur nëse bisedat mes Ballës dhe bandës së Elbasanit janë vetëm për blerjen e votave, Berisha u përgjigj “Biseda për ngjarje të shumta. Po fole me bandat flet vetëm për krime, jo për dashuri”.

Video/ “Mbi 50 telefonata dhe qindra zbardhje”, Berisha: Gentian Sharra bleu vota për PS-në dhe Taulant Begon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook