VIDEO/ Ngërçi me negociatat/ Rama: Ballkani i Hapur është përgjigja për krijimin e shpirtit europian, njerëzit e Ukrainës të mos shpresojnë shumë nga BE-ja

Thtrhr

Kryeministri Edi Rama ka folur në nisje të Samitit të BE për mediat, teksa është pyetur nga gazetarët për Ballkanin e Hapur. Rama shprehu një mesazh të qartë ndaj Bashkimit Europian pas ngërçit që është krijuar me veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut e që po mban peng nisjen e negociatave edhe për Shqipërinë.

“Ballkani i Hapur është përgjigja e vërtetë në këtë situatë me anëtarësimin që do të vazhdojë, por shpirti europian do të krijohet në rajonin tonë dhe nuk do presim Europën që ta bëjë këtë”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri shtoi se “Ballkani i Hapur është për të gjithë”.

“Ne jemi në vendet e para sepse çdo njeri duhet të luajë rolin e vetë në këtë proces dhe Shqipëria është duke punuar. Maqedonia e Veriut është kandidate në 18 vite, Shqipëria është në 7 vite. por hapja për Ukrainën është një lëvizje e mirë. Por them se njerëzit e Ukrainës nuk duhet të mbajnë shumë shpresa”, shtoi Rama më tej.

VIDEO/ Ngërçi me negociatat/ Rama: Ballkani i Hapur është përgjigja për krijimin e shpirtit europian, njerëzit e Ukrainës të mos shpresojnë shumë nga BE-ja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook