Atentati në Fushë-Krujë/ Dyshohet se një prej viktimave iu kundërpërgjigj me armë, autorët i vunë zjarrin me lëndë djegëse makinës së 3 të ekzekutuarve (DETAJE)

Fushe Kruje Okok

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me tre viktima që ndodhi mesditën e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës. Gazetari Igli Çelmeta zbuloi për News24 se autorët e sulmit me armë zjarri ndaj automjetit tip “Passat” kanë qenë 4 persona dhe fillimisht i kanë prerë rrugën mjetit ku udhëtonin Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Ai shtoi më tej se dyshohet që autorët i kanë vendosur vetë zjarrin automjetit të 3 viktimave, duke hedhur poshtë pistën se mjeti ka marrë flakë nga breshëria e plumbave.

Çelmeta sqaroi se dyshohet që tre autorët, pasi kanë dalë nga automjeti i tyre për të qëlluar për herë të dytë Diklen Vatën, i cili tentoi të shpëtonte duke u larguar nga makina, i kanë vënë flakën mjetit me lëndë djegëse.

Ndërkohë forcat RENEA dhe FNSH ka nisur kërkimet në fshatin Larushë ku u gjet makina e djegur e autorëve por edhe në Nikël të Krujës, pasi dyshohet se autorët janë prej këtij fshati të përfolur gjithmonë pas vrasjeve të bujshme.

Në brendësi të automjetit të viktimave nuk janë gjetur as mjetet e identifikimit por ka dyshime se edhe viktimat kanë qenë të armatosur. Është një informacion paraprak dhe nuk përjashtohet fakti se mund të ketë pasur një shkëmbim zjarri midis Diklen Vatës dhe autorëve të ngjarjes, në tentativën e tij për t’u mbrojtur pasi doli nga mjeti.

Kjo pasi ka dyshime se në vendngjarje janë gjetur tre lloje të ndryshme gëzhojash, ndërsa në automjetin e djegur të autorëve ndodheshin vetëm dy armë të ndryshme të tipit kallashnikov.

Ndërkohë vlen të sqarohet se në vendin e ngjarjes nuk ka biznese pranë dhe nuk ka kamera sigurie për të identifikuar autorët, po ashtu edhe në vendin ku u gjet i djegur automjeti.

Por, sipas raportimit janë sekuestruar pamjet e sigurisë së disa bizneseve shumë pranë autostradës për të zbuluar itinerarin e autorëve para se të kryenin atentatin.

Arena e Lajmit

Atentati në Fushë-Krujë/ Dyshohet se një prej viktimave iu kundërpërgjigj me armë, autorët i vunë zjarrin me lëndë djegëse makinës së 3 të ekzekutuarve (DETAJE)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook