Fiksohen titullarët e Vllaznisë për finalen e Kupës ndaj Laçit, ndeshja e fundit për… Ardit Krymin

Vllaznia do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion kundër Laçit.

VLLAZNIA 1

Sipas të gjitha gjasave, trajneri Josa pritet të hedhë në fushë në finale thuajse të njëjtin formacion që fitoi ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Kastriotit.

Në portë do të jetë i përhershmi Zogoviç, ndërsa në mbrojtje Gurishta nga e djathta, Adili dhe Bulatoviç në qendër, si dhe Hakaj në krahun e majtë.

Në mesin e fushës si kontrollor përpara mbrojtjes do të jetë Krymi, ndërsa Jonuzi dhe Heriç plotësojnë qendrën e këtij reparti.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit për Krymin me fanellën e Vllaznisë, pasi do të largohet drejt Bjellorusisë, ku ka firmosur për Shkatjor Soligorsk.

Ndërkohë, në fazën sulmuese kuqeblutë do të luajnë me treshen Da Silva-Latifi-Aralica. Ky i fundit do të vendoset në majë të sulmit, ndërsa dy të parët do ta mbështesin nga krahët.

VLL

Arena e Lajmit


Loading…

Fiksohen titullarët e Vllaznisë për finalen e Kupës ndaj Laçit, ndeshja e fundit për… Ardit Krymin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook