Nga fillimet e lidhjes te lajmi se do të bëhen prindër, rrëfehet çifti Krasniqi: Ja kush është “bossi” në shtëpi

Çifti Robin dhe Marigona Krasniqi, të cilët bënë publike lidhjen e tyre vetëm pak muaj më parë, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në Gjermani, ndërsa kanë zhvilluar edhe një dasmë madhështore.

Ata kanë dhënë intervistën e tyre të parë si çift, ku kanë zbuluar më shumë rreth marrëdhënies së tyre, fëmijës së parë dhe dasmës madhështore. Boksieri rrëfeu momentet e para kur ka marrë vesh lajmin se do të bëhet baba, duke e përshkruar si ditën më të bukur të jetës.

“Ishte shumë e vështirë ta besoja. Por ishte dita më e mirë jetës time, ishte një ëndërr që të bëhem prind. Ka qenë dhurata dhe mesazhi më i mirë i jetës time.”- tha ai i ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan.”

Nga ana tjetër Marigona foli për gjininë e fëmijës, duke bërë të ditur se janë në pritje të një djali.

“E kemi zbuluar në ditën e dasmës, kemi duruar për 5 muaj. Çdo herë kam insistuar të shoh gjininë, por kisha bërë premtim dhe e kam përbajtur. Ne po presim një djalë.”- tha ajo.

Çifti rrëfyen edhe fillimet e lidhjes së tyre, ku Robini theksoi se i është dashur shumë punë të fitojë zemrën e Marigonës.

Marigona Krasniqi: Ne jemi njohur 6 vite ndoshta edhe më shumë, si figura. Kemi pasur një raport miqësor edhe pjesa tjetër është insistimi i Robinit.

Robin Krasniqi: Jam shumë i lumtur që jam sot me Marigonën dhe po krijojmë një familje. Është dashur shumë kohë që ta bind, me disa sakrifica i kam treguar realitetin edhe lidhjen serioze.

Marigona Krasniqi: (Për propozimin për martesë) Fillimisht i thashë më duhet kohë, më duhet të të njoh më tepër.

Robin Krasniqi: Kjo më tha më duhen edhe 5 vite të të njoh dhe unë i thashë edhe 5 vite do të kishim tre fëmijë.

Një fëmijë i “Piter Pan” ishte kureshtar se “Kush është bossi” në familjen Krasniqi.

“Në shumicën e rasteve jam unë.”– u shpreh Marigona.


Loading…

Nga fillimet e lidhjes te lajmi se do të bëhen prindër, rrëfehet çifti Krasniqi: Ja kush është “bossi” në shtëpi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook