Pengmarrja/ Lidhi burrë e grua me litarë dhe ngacmoi seksualisht 3 vajzat e mitura, çfarë ndodhi për 4 orë në Selenicë. 38-vjeçari mori…(VIDEO)

Selenic

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në Brataj të Selenicës, ku një 38-vjeçar terrorizoi për 4 orë një familje me 8 anëtarë.

Vitrin Çobaj sipas policisë hyri në banesën e shtetasit me inicialet F. F., 47 vjeç, (invalid) dhe pasi lidhi kryefamiljarin dhe gruan e tij me litar, ngacmoi seksualisht 41-vjeçaren dhe vajzat e saj të mitura.

“Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më datë 16.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Koria e Rigonit”, në fshatin Brataj, ka hyrë me dhunë në banesën e shtetases Y. F., 41 vjeçe, e cila jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F. F., 47 vjeç (invalid) dhe 6 fëmijë të mitur. Nën kërcënimin e një arme dyshohet se 38-vjeçari ka mbajtur peng për rreth 4 orë familjarët e kësaj familjeje duke lidhur me litarë dy bashkëshortët dhe duke izoluar në një dhomë fëmijët e mitur. Gjatë kohës që ky shtetas ka qëndruar në banesë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen Y. F. dhe tre vajzat e saj të mitura, si dhe u ka vjedhur me dhunë shumën prej 36.900 lekësh.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arena e Lajmit

Pengmarrja/ Lidhi burrë e grua me litarë dhe ngacmoi seksualisht 3 vajzat e mitura, çfarë ndodhi për 4 orë në Selenicë. 38-vjeçari mori…(VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook