Prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara, arrestohen 2 persona në Tiranë

Pyje

TIRANË

Policia e Shtetit ushtron kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Prisnin pyjet, në mënyrë të paligjshme, dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë operative se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Kodra e Vrapëve”, në Sharrë, prisnin pyjet, në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Në vendin e quajtur “Kodra e Vrapëve”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

– D. Xh., 37 vjeç dhe K. Xh., 18 vjeç, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po prisnin dru në zonën e quajtur “Kodra e Vrapëve”. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në periudha të ndryshme kohohe, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar këtë veprimtari të paligjshme, duke prerë pemë dhe duke shitur lëndën drusore, kundrejt përfitimit monetar, pa deklaruar të ardhurat.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe mjete që shërbenin për prerjen e lëndës drusore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara, arrestohen 2 persona në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook